
Të gjithë përdoruesit e WhatsApp do të kenë mundësinë të modifikojnë mesazhet pasi i kanë dërguar ato. Lajmi që ka gëzuar pafund përdoruesit është konfirmuar nga Mark Zuckerberg me anë të një postimi të publikuar në faqen e tij në Facebook. Ndryshimet mund të bëhen brenda 15 minutave nga dërgimi i mesazhit.
“Tani mund të redaktoni mesazhet tuaja WhatsApp deri në 15 minuta pasi të jenë dërguar” shkruan Zuckerberg. Sipas informacioneve, mesazhet e modifikuara nuk do të jenë të njëjta me të tjerat por do të kenë një simbol për t’i dalluar.
Këto mesazhe do të etiketohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar. Megjithatë, marrësit nuk do t’i tregohet se si mesazhi është modifikuar me kalimin e kohës.
“Nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë drejtshkrimor deri te shtimi i kontekstit në një mesazh, ne jemi të ngazëllyer t’ju sjellim më shumë kontroll mbi bisedat tuaja. Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni gjatë një mesazh të dërguar dhe të zgjidhni ‘Ndrysho’ deri në 15 minuta më pas”, njoftoi kompania.
Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues në javët e ardhshme



Horoskopi ditor, e martë 23 maj 2023






Lady Gaga, ndryshime në fytyrë: Shokohen fansat!






Beyonce punëson vajzën e Kobe, Natalia Bryant!



Horoskopi ditor, e hënë 22 maj 2023

