KreuStil Jetese

Fustani mahnitës i Katy Perryt i lë pak vend imagjinatës!

Fustani mahnitës i Katy Perryt i lë pak vend imagjinatës!

Këngëtarja 38-vjeçare Katy Perry i ka befasuar së fundi të gjithë fansat me pamjen e saj. Së pari në finalen e spektaklit televiziv “American Idol”, i cili mbylli sezonin e tij të 21-të. Katy Perry prej shumë vitesh është gjyqtarja e spektaklit dhe për këtë rast ka zgjedhur një fustan të guximshëm për një dalje televizive. Një fustan elegant portokalli me firmën e Giuseppe Di Morabito-s.

Më vonë, në festën gala që u realizua në nder të “American Idol”, Katy Perry zgjodhi një fustan që nuk kaloi pa u vënë re. Këngëtarja i la pak vend imagjinatës pasi kishte veshur një fustan të zi të gjatë, por me disa pjesë transparente. Fustani është nga Alaia, të cilin ajo e ka kombinuar me taka me rripa dhe një çantë dore të zezë. Fustani kushton 3180 paund.

Festa u mbajt në Beverly Hills të dielën mbrëma. Kujtojmë që këngëtarja u bë e famshme në vitin 2008 me këngën e saj të famshme “I kissed a girl” dhe “Hot N cold”, që të dyja i përkisnin albumit të saj debutues “One of the Boys”.

Në emisionin “American Idol” këngëtarja e ka nisur pjesëmarrjen në vitin 2001 dhe është në transmetim prej më shumë se njëzet vitesh, në ‘prime time’.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF