
Përmirësimi i aftësive për të lexuar dhe kuptuar përmbajtjen, gjithnjë e më shumë po bëhet sfidë për nxënësit e shkollave fillore, pasi ata më shumë parapëlqejnë që përmbajtjen e përrallave, për shembull, ta mësojnë nga filmat e animuar, thonë asimtaret në Maqedoninë e Veriut.
Këto reagime pasojnë studimet nderkombetare të vlerësimit të aftësive të nxënësve të klasës së katërt për sa i përket leximit dhe përvetësimit të përmbajtjes së lexuar. Sipas të dhënave të këtij studimi, nxënësit e moshës 9 dhe 10-vjeçare në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut janë cilësuar se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për sa i përket të lexuarit dhe të kuptuarit nga leximi duke siguruar vetëm 442 nga 500 pikët që përbëjnë mesataren. Ekspertët e arsimit theksojnë se këto rezultate janë shumë të dobëta dhe kane dhene alarm për institucionet përkatëse arsimore
Goce Bumbarovski, mësues i klasave të ulëta në shkollën fillore “Koço Racin” në Prilep, thotë për Radion Evropa e Lirë se fëmijët kopjojnë prindërit. Sipas tij, përderisa prindërit nuk lexojnë gjate orëve të pasdites, por tërë kohën e kalojnë para ekranit televiziv ose pajisjeve tjera elektronike, është e kuptueshme që edhe fëmijët e tyre të mos krijojnë shprehi të shëndosha të të lexuarit.
“Duhet të jemi vetëkritikë, edhe në të rriturit gjithmone e më shumë i përdorim telefonat celularë për të gjetur ndonjë informacion dhe jo librat, dhe fëmijët kopjojnë sjelljet e të rriturve”, thekson Bumbarvski. Ai konsideron se edhe librat për klasat e ulëta të shkollës fillore nuk përmbajnë tekste atraktive të ilustruara në përputhje me trendët që ofron koha, në mënyrë që ta rrëmbejnë përqendrimin e fëmijëve të kësaj moshe.
Albjonda Paçuku-Iseni, mësuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Shkup, thotë se “është shume e rëndësishme që fëmijët ta kuptojnë përmbajtjen e përrallës dhe mesazhin që ajo përcjell. Por, një element edhe më i rëndësishëm thekson se është zhvillimi i imagjinatës së fëmijëve, që arrihet vetëm përmes leximit të librave.
“Ka nxënës që e dinë përmbajtjen e pjeses sepse kanë parë përrallat, por nuk kanë lexuar librin. Në këtë rast ata nuk dinë t’u përgjigjen më shumë pyetjeve apo japin më shumë zgjidhje të situatave pasi imagjinata e tyre kufizohet në atë kornizë që e ka dhënë regjisori. Kurse leximi të jep më shumë hapësirë për imagjinatë. Për shembull, si dukej pylli përmes të cilit kalonte Kësulëkuqja”, shpjegon ajo për REL.



Ilir Shaqiri, imazh i “London Men”!

Gati ndryshimi i ri në WhatsApp!



Horoskopi ditor, e martë 23 maj 2023






Lady Gaga, ndryshime në fytyrë: Shokohen fansat!






Beyonce punëson vajzën e Kobe, Natalia Bryant!
