
Në kopertinën e fundit të revistës “Bordo Men” ishte balerini i njohur dhe shumë i dashur për publikun Ilir Shaqiri, i cili dha një intervistë të bukur duke ndarë me lexuesit atë çka po ndodh me jetën e tij profesionale dhe disa nga planet e tij të ardhshme. Ndërkohë që pjesë e revistës “Bordo” që prej nisjes së saj është edhe dyqani më prestigjioz në Tiranë dedikuar meshkujve, “London Men”.
Ndodh që në një revistë të takohen një personazh me një super brand siç është “London Men” në Shqipëri, dhe pikërisht ka ndodhur një fill bashkëpunimi. Ky lajm i bukur është ndarë nga drejtoresha e revistës “Bordo”, Ilda Lumani, në rrjetin e saj social Instagram .
Një marrëdhënie bashkëpunimi që ka për të patur padyshim shumë sukses, pasi nuk ka si të ndodh ndryshe kur më të mirët bëhen bashkë. “London Men” prej 18 vitesh ka vulosur autenticitetin e tij përmes markave më prestigjioze, të cilat vendosin të sjellin ekskluzivisht brand-e si, Kiton, Canali, Herno apo Jacob Cohen.
Filozofia e “London Men” është të krijojë një identitet mashkullor nëpërmjet sloganit: “Një burrë i zakonshëm mbulohet, ndërsa një burrë elegant vishet”. Duket se pas 18 vitesh nga hapja e “London Men”, pra që nga viti 2005, klientët janë ata që nga zgjedhja e tyre e parë, nuk janë larguar më, sepse kanë gjetur komoditetin e veshjeve dhe stilit, e padyshim cilësinë.

Gati ndryshimi i ri në WhatsApp!



Horoskopi ditor, e martë 23 maj 2023






Lady Gaga, ndryshime në fytyrë: Shokohen fansat!






Beyonce punëson vajzën e Kobe, Natalia Bryant!



Horoskopi ditor, e hënë 22 maj 2023
