
Çifti i momentit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, dukeshin shumë të dashuruar në rrugët e Los Angelosit pas thashethemeve se çifti po kalonte një krizë. Pak ditë më parë u publikua një video ku Affleck përplasi derën e makinës pasi hyri JLO, kjo solli shumë komente negative dhe gjëja e parë që u mendua është se aktori është lodhur nga lidhja.
Por çifti së fundmi u pa teksa po shëtiste rrugëve të Los Angeles-it, të kapur për dore, të buzëqeshur dhe nuk munguan as puthjet mes tyre. Të dy dukeshin shumë të lumtur.
Jennifer Lopez ka frikë se ajo dhe Ben Affleck do të ndahen sërish për shkak të paparacëve. Një nga incidentet ishte kur Beni përplasi derën e makinës kur një paparac iu afrua çiftit për t’i fotografuar. Affleck nuk dukej se ishte në humor shumë të mirë dhe as gjatë premierës së filmit ku ajo luan “The Mother”.
Në një moment, Beni duket më i shqetësuar se zakonisht dhe i bërtet Jennifer Lopez-it para të gjithëve, teksa ishin në tapetin e kuq. Sipas një eksperte të gjuhës së trupit, Judi James, tha se Jennifer në atë kohë fajësoi mediat që problemet në lidhjen e tyre erdhën për shkak të tyre. Dhe tani që paparacët janë sërish kudo ku janë ata, ajo ka frikë se situata mund të përsëritet.



Horoskopi ditor, e mërkurë 24 maj 2023







Ilir Shaqiri, imazh i “London Men”!

Gati ndryshimi i ri në WhatsApp!



Horoskopi ditor, e martë 23 maj 2023





