KreuStil Jetese

Ylli Limani bën një 63 vjecare protagonisten e klipit të tij të ri!

Ylli Limani bën një 63 vjecare protagonisten e klipit të tij

Brenda pak ditësh do të publikohet projekti i ri i Ylli Limanit, i cili tashmë është gati dhe fansat po e presin me padurim.

Ndërkohë, në njoftimet  në rrjetet sociale, këngëtari ka habitur me modelen që ka në krah, e cila do të jetë pjesë e videoklipit. Kjo për shkak se bëhet fjalë për një modele 63 vjecare, Inge Ladd.

Inge gëzon një karrierë të bujshme pasi ka qenë edhe imazh i shumë markave të njohura. Në mesin e tyre, ajo njihet më shumë si imazhi i Gucci-it.

Titulli i këngës është ‘’U kry’’ ndërsa 26 maji është zgjedhur si datë për ta prezantuar për publikun.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF