
Bebe Rexha ka folur së fundmi për shtimin e peshës pas diagnozës së saj të PCOS, sindroma e vezores policistike. Në një episod të fundit të “The Jennifer Hudson Show”, ylli i popit, 33 vjeçe, kujtoi kur lexoi komentet në një video të saj në TikTok dhe vuri re se komenti i parë ishte diçka që përmendte se ajo kishte shtuar peshë.
“Ne jemi në sy të publikut, kështu që kjo do të ndodhë, veçanërisht, kur unë isha shumë e dobët dhe fitova pak peshë” tha ajo. Edhe pse Rexha tha se e kuptonte pse personi e kishte shkruar atë koment, ajo shtoi se leximi i diçkaje të tillë ishte “i vështirë”.
“Jemi në vitin 2023. Nuk duhet të flasim më për peshën e njerëzve. Më pëlqen të ha, ok?”- thotë ajo. “Lexova komentet tek një video e imja. Rregulli numër 1, kjo është diçka që s’duhet ta bëni. Mos i lexoni! Nuk jam e inatosur, por thjesht kur sheh gjëra të tilla, të trazojnë … sepse nuk e di se çfarë po kalon dikush.
Unë shkova te mjeku vitin e kaluar dhe më diagnostikuan me PCOS, që është sindroma e vezores policistike dhe është një nga shkaqet kryesore pse gratë fitojnë peshë. Shumë gra në fakt e kanë këtë por nuk e dinë”, tregoi Bebe, e cila ka shtuar 13 kg për një kohë të shkurtër.


Shakira ka një kërkesë për Tom Cruise!




Horoskopi ditor, e premte 26 maj 2023











Horoskopi ditor, e enjte 25 maj 2023


