KreuStil Jetese

Kejvina Kthella lë Shqipërinë? “Do shihemi nga një cep tjetër i botës”!  

Kejvina Kthella lë Shqipërinë? “Do shihemi nga një cep

Kejvina Kthella u kthye më shumë se kurrë në vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania, e sidomos me shuplakën e dhënë këngëtarit Luiz Ejlli brenda shtëpisë së famshme. Ajo duket që i preferonte shumë udhëtimet, por këtë herë modelja ka vendosur të shkeputet me gjate ndoshta nga Shqipëria.  

Në një njoftim në “Instastory”, modelja shprehet se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, pasi synimi i saj tashmë janë të huajat. Ajo nuk harron të përmendë në mesazhin e saj publikun, të cilin e vlerëson për mbështetjen dhe lë të kuptohet se po shkon në një vend larg nesh, pa sqaruar se ku. 

“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale.

Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës.”- ka shkruar Kejvina.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF