KreuStil Jetese

E vërteta e fejesës së Kaia Gerber dhe Austin Butler!

E vërteta e fejesës së Kaia Gerber dhe Austin Butler!

Aktorët e njohur Kaia Gerber dhe Austin Butler janë parë së fundmi në një takim me prindërit e famshëm të modeles, Cindy Craëford dhe Rande Gerber. Në fotot e siguruara nga PageSix, katërshja u pa duke ngrënë darkë në restorantin italian “Roberta’s” në Kaliforni, mes thashethemeve se Kaia dhe Butler janë fejuar.

Një burim për mediat e huaja konfirmon se aktori i kishte propozuar bukuroshes brune muajin e kaluar. Ata kanë qenë të lidhur për një vit e gjysmë dhe Butler duket se është mjaft i afërt me familjen e Kaias.

Menjëherë pasi u nda nga Jacob Elordi në nëntor 2021, Kaia filloi të shoqërohej me Butlerin, i cili ka qenë më parë në një lidhje me Vanessa Hudgens për gati 9 vjet. Kaia dhe Butler fillimisht ndezën thashethemet për romancë në dhjetor 2021, kur u fotografuan duke ndjekur një klasë joga së bashku dhe më vonë u panë duke shkuar në një aeroport për pushime.

Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Met Gala në maj 2022. Më vonë atë muaj, ajo u bashkua me të në Festivalin e Filmit në Kanë për premierën e “Elvis”, ku çifti ndanë një puthje ndërsa po ecnin në tapetin e kuq. Në dhjetor 2022, Kaia dhe Butler u fotografuan duke shijuar një pushim familjar në Meksikë me prindërit e saj dhe vëllain 23-vjeçar, Presley Gerber.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF