KreuStil Jetese

Cindy Marina zbulon dhuratën më të bukur që i ka bërë Genar Topalli!

Cindy Marina zbulon dhuratën më të bukur që i ka

Modelja e njohjur Cindy Marina ka qenë e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, ku është vënë përballë pyetjeve të gazetarët e vegjël të programet. Ajo ndër të tjera tregoi për marrëdhënien me partnerin e saj Genar Topallin, ku ndau disa sekrete mbi lidhjen e tyre.

Ajo zbuloi edhe dhurata më të bukur që ka marrë nga partneri, “Unë i vlerësoj dhuratat e mirëmenduara, jo që kushtojnë shumë. Një nga dhuratat më të bukura ka qenë surpriza te ‘Dance Albania’. Ai nuk del në publik dhe erdhi vetëm për të më mbështetur mua. Ishte një nga kujtimet më të bukura në jetë”.

Një nga pyetjet që iu bë modeles lidhej pikërisht me një nga konstatimet e saj se nuk e shikonte veten me një partner shqiptar. Ajo tha se marrëdhënia me Genarin ishte e papritur e se vlerat e tij ia dolën t’ia merrnin zemrën.

“Marrëdhënia me Genarin ishte e papritur, s’e kisha parë veten me një djalë shqiptar sepse jam lindur e rritur në Amerikë. Por Genari është i veçantë, ka shumë vlera. I besoj shumë, e arriti që të më vidhte jo vetëm mendjen, po edhe zemrën”, u shpreh Cindy.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF