
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të pëlqyer të shoëbiz-it turk dhe atij shqiptar. Bukuroshja shqiptare edhe pse prej vitesh nuk jeton në vendin e saj, zgjedh që vazhdimisht të rikthehet për projekte të ndryshme. Këtë të këtë të premte ajo ka qenë e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj profesionale dhe asaj private.
Aktorja zbuloi se ka refuzuar dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të vendimit të Tolgës, pasi atij nuk i pëlqente që partnerja e tij të ishte pjesë e skenave të dashurisë që ishin të përfshira në rol.
“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon”, ka treguar ajo.
Ndërkohë e pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, Almeda tha, “Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare”.




Horoskopi ditor, e shtunë 27 maj 2023







Zbulohet shkaku i vdekjes së ikonës Tina Turner!





Shakira ka një kërkesë për Tom Cruise!



