
Chiara Ferragni nuk heq dorë nga fotot nudo në Instagram, por ndjekësit nuk duken dhe aq të “mrekulluar” prej saj. Influencuesja italiane me gati 30 milionë ndjekës pozoi sërish e zhveshur dhe mbuloi gjoksin me duar.
Komentet vërshuan, por një pjesë e mire e tyre ishin negative.
“Pse zhvishesh?”, “Mjerë fëmijët e saj”, “Nuk mund të bëni një foto të veshur, ndoshta pëlqimet kanë rënë?”, “Të postosh vetëm për të shkaktuar një vërshim komentesh negative është e trishtueshme”, “Meqë nuk promovoni ndonjë kompani të brendshmesh, pse duhet ta bëni këtë foto? Për të nxjerrë në pah … tuaj”, kanë shkruar disa komentues.
Të tjerë i sugjeruan me ironi t’i bashkohej Only Fans, ndërsa disa thanë se me këto veprime, po shkon në kufijtë e pornografisë. Chiara e identifikon trupin e saj të zhveshur me slogane në favor të lirisë së grave për të postuar çfarë të duan në internet.












Horoskopi ditor, e shtunë 27 maj 2023







Zbulohet shkaku i vdekjes së ikonës Tina Turner!
