KreuStil Jetese

Më e mirë vjehrra se nusja: Martohet djali i mbretëreshës Rania!  

Më e mirë vjehrra se nusja: Martohet djali i mbretëreshës

Në familjen mbretërore të Jordanisë, kanë nisur përgatitjet për dasmën e princit të kurorës. Hussein bin Abdullah dhe Rajwa Al-Saif do të martohen kurorë në 1 qershor 2023. Së fundi u mbajt një festë tradicionale me këna për nder të nuses. Mbretëresha Rania ishtë shumë krenare për zgjedhjen e djalit të saj. 

Mbretëresha Rania dhe nusja e ardhshme, Rajwa Al-Saif, dukeshin të mrekullueshme me veshjet tradicionale në ceremoninë e mbajtur në pallatin mbretëror në Aman, shkruan brides.com. Disa ndjekës ndërkohë, kanë lavdëruar bukurinë e monarkes, duke thënë se ajo eklipson edhe “vetë të fejuarën e djalit të saj”.  

Rania mbajti një fjalim përshëndetës ku nuk i kurseu lëvdatat për nusen e ardhshme. Monarkja tha se  Rajëa është “nusja e ardhshme më e ëmbël dhe më e bukur” dhe ajo kujdeset për të po aq sa vajzat e saj Princesha Iman dhe Princesha Salma. Ndër të tjera, përmendi po kështu edhe momentin kur djali i saj vendosi t’i propozonte Rajwa-s.  

“Nuk do ta harroj kurrë sa të lumtur ishim unë dhe Madhëria e Tij kur Al Husein na tha se donte të martohej me Rajëa. Ajo është përgjigjja e përsosur për të gjitha lutjet e mia për të. Qofshin gjithmonë burimi i lumturisë dhe i mbështetjes së njëri-tjetrit.” Ndërsa ndau disa fjalë me të ftuarit e saj, mbretëresha foli drejtpërdrejt dhe me nënën e Rajëa, Azza, për ditën e madhe. Ajo e siguroi Azzën se familja mbretërore e Jordanisë do të jetë gjithmonë me Rajëa. “Ne dhe Al Hussein do të kujdesemi maksimalisht për Rajëa,” tha Rania. “Ky është vendi i saj dhe ajo është në mesin e familjes dhe njerëzve të vet.” Rajwa u prek e derdhi lotë gjatë fjalimit. 

Rajwa Al-Saif është 29 vjeç. Ajo ka lindur në Riad të Arabisë Saudite. Është më e vogla e katër fëmijëve të biznesmenit saudit Khaled Al Saif, CEO i Grupit Al Saif. Nëna e saj i përket familjes së rangut të lartë – Al Sudairi.  Rajwa është një arkitekte me profesion. Ajo ka studiuar në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin e Sirakuzës, e ka punuar dhe në Los Angeles. 29 vjecarja ka marrë gjithashtu një diplomë nga Instituti i Modës për Dizajn dhe Merchandising.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF