KreuStil Jetese

“Kam lindur në një familje patriarkale”, Elhaida Dani rrëfen të pathënat nga fëmijëria

“Kam lindur në një familje patriarkale”, Elhaida Dani

Këngëtarja, Elhaida Dani ka treguar se fëmijëria e saj s’ka qenë aspak e lehtë. 

E ftuar në podkastin “Flasim”, ajo ka rrëfyer fillimet e saj aspak të lehta, duke nisur nga familja e cila ishte patriarkale deri tek sesi arriti të bënte ndryshimin më të madh të jetës kur iku në Itali.

“Me një fjalë është nga ndryshimet më të mëdha të jetës time sepse kam lindur në një familje patriarkale, siç janë shumica mund të them, e familjeve shqiptare sot. Dhe prandaj ndoshta kam pasur një karakter kaq të ndrydhur. Nuk flisja, nuk hapesha, nuk tregoja me të vërtet vetveten, duke u rritur sepse nuk e mendoja që opinioni im mund të kishte rëndësi. Dhe është një problem që shumë vajza e kanë sot në Shqipëri, jo vetëm, por flas për vendin tim. Kështu që, më ka ndodhur një ndryshim radikal në jetën time në moshën 19 vjeçare që vendos të iki në Itali sepse babai im, është e vërtetë patriarkal fanatik, këto mbiemra mund t’i jap, por kur kuptoi që unë kisha një talent për muzikën, aty tha “nuk mund ta ndrysh”. Me një fjalë “është e pamundur, është më e fortë sesa ajo vetë. Çfarë të ardhme mund t’i ofroj unë vajzës time që është më e mirë sesa ajo që mund t’i ofrojë vet vetes së vet me talentin e saj. Kështu që, në momentin që unë iki në Itali, jeta ime ndryshon totalisht. Nga dikush që për atë realizoi çdo gjë nga familja e saj dhe vëllezërit e saj, në ato momente çdo vendim i jetës sime duhet të merrej nga unë. Madje, madje të jepja dhe këshilla dhe “urdhra” njerëzve që më rrethonin për të mirën time por unë nuk dija, nuk dija të jepja urdhra. Unë merrja urdhra. Dhe kjo ishte një gjë që më është dashur pak kohë, vazhdoj të më duhet kohë ta kuptoj dhe është një gjë që ndoshta më përpara nuk ishte e lumtur që ishte pjesë e jetës time, por ky dyzim i këtyre dy stileve të jetesës më ka bërë atë që jam sot. E besoj që mund të marr më të mirën e të dyja botëve”-tha Elhaida.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF