KreuStil Jetese

Shkak problemet me shëndetin; Johnny Depp shtyn turneun me “Hollywood Vampires”!

Shkak problemet me shëndetin; Johnny Depp shtyn turneun me “Hollywood

Një lajm jo i mirë vjen nga aktori i njohur Johnny Depp. Ai ka shtyrë datat e ardhshme të turneut me grupin e tij, “Hollywood Vampires”, pasi ka pësuar një dëmtim në pjesën e poshtme të trupit, veçanërisht në kyçin e këmbës. “Të dashur miq, më vjen keq të them se kam thyer kyçin e këmbës!!! Disa mjekë më kanë sugjeruar që të shmang çdo aktivitet për momentin dhe kështu fatkeqësisht nuk jam në gjendje të udhëtoj në këtë kohë”, njoftoi aktori.

Ai tha se lëndimi filloi si një dhimbje, por u përkeqësua pas paraqitjes së tij të diskutueshme në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë më 16 maj për të promovuar Jeanne du Barry, rolin e tij të parë të madh në film në tre vjet.

“Unë premtoj se do të sjellim një shfaqje të mrekullueshme për të gjithë ju në Evropë dhe do të sjellim më të mirën tonë absolute në Bregun Lindor më vonë këtë verë dhe do t’ua kompensojmë atyre që kanë paguar për ato shfaqje!!!”, shtoi kitaristi, ndërsa kërkoi “faljet më të sinqerta”.

Kujtojmë që “The Hollywood Vampires” njoftuan serinë e koncerteve vitin e kaluar, menjëherë pas çështjes gjyqësore të Depp për shpifje kundër Amber Heard.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF