
Stresi e ka ndjekur me shqetësim tensionimin e situatës në veri të Kosovës, që së fundi po merr tone alarmante. Teksa frika për një përshkallëzim të rrezikshëm të gjendjes atje është e madhe, reperi përmes një postimi në “InstaStory” tregoi se është i gatshëm që të shkojë dhe t’i ofrojë ndihmë shqiptarëve të Kosovës.
“Le të vinë k*rvat se gati na kanë. I pari prej Tirane me shokë e me miq jemi për Kosovë. Besa-besë”, ka shkruar ai.
Aq problematike paraqitet situata në këtë pjesë të Kosovës, ku të hënën në përplasje me serbët protestues u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it, sa aleanca atlantiko-veriore, NATO, vendosi sot të shtojë numrin e trupave të saj atje.
Trupat shtesë do të angazhohen nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim. Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë që KFOR-i të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka.
“Dhuna duhet të ndalet, dhe të gjitha palët duhet të shmangin veprime që minojnë paqen në Kosovë”, tha admirali Stuart B. Munsch, komandant i NATO-s për forcat në Napoli, i cili njëkohësisht ka përgëzuar ushtarët e KFOR-it për reagimin e shpejtë dhe të përmbajtur, për të parandaluar trazirat dhe për të shpëtuar jetë.



Bullizmi në shkolla, fenomen shqetësues!








Lista e fituesve në Festivalin e Filmit në Kanë!




Horoskopi ditor, e diel 28 maj 2023




