
Luiz Ejlli fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm pas hyrjes në Big Brother VIP, të cilin as vetë ndoshta nuk e kishte imagjinuar. Fansat e tij kanë qenë ndër më të “cmendurit” në historinë e personzheve VIP shqiptarë ka njohur.
Një prej atyre që e admiruan në maksimum këngëtarin, dhe e ndiqnin pa pushim gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshmë, ishte dhe zonja Kristina, e cila jeton në Greqi.
Videot e saj ku përshëndeste Luizin, fliste për të dhe e puthte nga ekrani janë bërë virale në ‘Tik Tok’. Artisti nuk ka qëndruar indifferent ndaj tyre, dhe ka vendosur t`i bëjë zonjës në fjalë një surprizë mjaft të bukur. Ai tha se ishte kënaqur, por edhe ishte prekur nga mbështetja e treguar prej saj, ndaj vendosi të përshëndeste me një video-call.
“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar.Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju. Faleminderit nga zemra”, ka thënë Luizi.





Lista e fituesve në Festivalin e Filmit në Kanë!




Horoskopi ditor, e diel 28 maj 2023










