KreuStil Jetese

Audio/ Bebe Rexha së shpejti vjen me një këngë shqip!

Audio/ Bebe Rexha së shpejti vjen me një këngë shqip!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së shpejti do të sjellë një këngë në gjuhën shqipe. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka publikuar një video ku në sfond dëgjohet një pjesë e vogël nga kënga,

“A ta publikojmë këtë? A ta publikojmë këngën shqipe në verë?”, ka shkruar ajo krah postimit, duke gëzuar pamasë të gjithë mbarë publikun shqiptar. Kënga, me ritme shqiptare në formë të një remiksi, titullohet “Të dua”.

Në një prej vargjeve dëgjohet të thuhet,  “Nga Nju-Yorku në Kosovë”.  Bebe, ka etiketuar edhe Dj e njohur nga Kosova, Dj Gimi-O, e mesa duket ata do të vijnë me një bashkëpunim.

A post shared by Music & TV Albania (@mtvalbania)

Kujtojmë që albumi më i fundit i artistes titullohet “Bebe”, dhe menjëherë pasi ka dalë në shitje, ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës. Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur  në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF