KreuStil Jetese

Ushqim me racion, kontrolle çmimesh- A po përgatitet Europa për një “ekonomi lufte”?

Ushqim me racion, kontrolle çmimesh- A po përgatitet Europa për

Termat e këmbyeshëm “ekonomia e luftës” ose “ekonomia e kohës së luftës” të kujtojnë masa dramatike të një kohe të errët: qeveri, që rikonfigurojnë të gjithë sistemin e tyre ekonomik dhe prodhimin industrial për t’i dhënë përparësi prodhimit për përpjekjet e luftës.

Komisioneri i BE Thierry Breton filloi ta përdorte rregullisht konceptin në fillim të marsit, pasi kërkoi – dhe vazhdon të kërkojë – , thote DW, të përshpejtojë porosinë dhe prodhimin e municioneve dhe armëve nga qeveritë e BE, si për të furnizuar Ukrainën ashtu edhe për të rimbushur rezervat e tyre.

Komisioneri sapo ka vizituar më shumë se një duzinë objekte të prodhimit të armëve në të gjithë Bashkimin Evropian, ku thuhet se ka dëgjuar ankesa për mungesën e kontratave afatgjata. Pavarësisht vendimeve të shumta të BE për të rritur fondet dhe për të reduktuar barrierat ndaj prokurimit të përbashkët, përpjekja po përparon shumë ngadalë, beson ai.

“Vonesat nuk korrespondojnë me nevojat tona imediate,” tha Breton gjatë një konference shtypi të mbajtur më 3 maj. “Pra, ekziston – dhe unë e them këtë qartë – nevoja për të avancuar bazën industriale dhe për ta zhvendosur atë në një “ekonomi lufte”, nëse më lejoni ta shpreh me këto terma.”

Nuk është dhënë leja?

Por nuk duket se Komisioneri Breton është konsultuar me të gjitha shtetet – nëse ka folur me ndonjë – për të zbuluar nëse ata vërtet do ta lejonin atë “të shprehej kështu” nëse mund të zgjidhnin.

Gjermania është ndoshta një nga vendet më të ndjeshme ndaj këtij koncepti. Si ambasador i Berlinit në Poloni, Thomas Bagger e di se ç’do të thotë të bësh presion për të furnizuar armë. Ai beson se taktikat e zotit Breton nuk janë produktive. Fraza ‘ekonomia e luftës’ nuk do të shkaktojë reagim pozitiv në Gjermani,” tha Bagger në konferencën Lennart Meri të mbajtur në Talin, Estoni, në fillim të këtij muaji. “Nuk është mënyra e duhur për të mobilizuar përpjekjet”.

Si e përkufizon luftën mungesa e municioneve në Ukrainë

Ky reagim nuk është aspak befasues, thotë Edward Lucas i Qendrës për Analizë të Politikave Evropiane (CEPA), i cili thotë për DW se do ta ndalonte fare këtë shprehje. “Kjo ka kuptime shumë të ndryshme nga vendi në vend,” vëren ai.

Një “ekonomi lufte” e vërtetë është ajo ku njerëz të armatosur vijnë dhe marrin në dorë fabrikën tënde dhe e detyrojnë atë të prodhojë më shumë armë. Nuk mendoj se askush në të vërtetë e ka sugjeruar këtë në Evropë, pohon Lucas, megjithëse thekson se Rusia tashmë ka ndërmarrë hapa të tillë.

“Në Gjermani kjo të kujton kontrollin nazist të ekonomisë, me vuajtjet dhe abuzimet kolosale të punëtorëve skllevër”, tha Lucas për DW në Talin. Është paksa si të thuash: “Ne duhet të kalojmë në një ritëm plantacioni” në Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk do të ishte një shenjë produktiviteti, por një shenjë e periudhës më të errët në historinë amerikane! Nuk besoj se mund ta zgjidhni këtë problem me slogane. Ju e zgjidhni problemin duke u ulur në tryezën e rrumbullakët dhe duke marrë vendime të vështira rregullatore financiare, që çojnë në rezultatet e dëshiruara.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF