KreuStil Jetese

Mësuesja gjendet e vdekur pranë të dashurit, zbulohet nga të qarat e foshnjës 10-muajshe!

Mësuesja gjendet e vdekur pranë të dashurit, zbulohet nga të

Një mësuese në Florida u gjet e pajetë pranë të dashurit, edhe ai i vdekur, ndërsa e saj vetëm 10 muajshe mbeti e vetme duke qarë. Policia shkoi në shtëpinë e 26 vjecares Amanda Hicks pasi të afërmit nuk po lidheshin dot me të dhe iu lutën forcave të rendit të shkonin e të kontrollonin nëse ishte gjithcka në rregull.

Efektivët e gjetën derën mbyllur, por dëgjonin të qarat e vajzës së mitur. Nga dritarja, ata panë dy të rriturit të shtrirë, pa shenja jete. Pasi arritën të hapnin derën, e morën fëmijën nga krevati dhe u përpoqën ta qetësonin.

Foshnja tashmë i është dorëzuar një anëtari të familjes. “Mendohet se nëna u vra nga partneri i saj dhe më pas ai vrau veten”, thanë burime policore.

Amanda Hicks ishte mësuese e cila i jepte mësim klasës së gjashtë. Fqinjët e ciftit u shprehën të shokuar nga ngjarja, pasi thanë se ata kishin një marrëdhënie normale dhe nuk kishin vënë re asnjë shqetësim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF