
Edhe pse “Big Brother VIP” ka mbaruar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Fansat janë kureshtarë të dinë se ç’po ndodh me jetët e tyre jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ata janë fotografuar herë pas here nëpër rrugët e Tiranës apo ambiente që frekuentojnë, ndërkohë që nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku.
Së fundmi Kiara ka postuar dy foto ku shihet në një kënd të shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e tyre, pasi ata që kur ishin brenda shtëpisë deklaruan se do të nisnin bashkëjetesën, për më tepër që në natën finale ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, duke u shpallur burrë dhe grua.
Në foto ambienti shihet që është i arreduar në ngjyrë të bardhë dhe çdo gjë duket shumë moderne. Mbetet për t’u parë nëse moderatorja do të japë detaje të tjera dhe nëse vërtet bëhet fjalë për shtëpinë e tyre të re..


Ilaçet e gjumit me rrezikshmëri të lartë!


FOTO/ Tuna dhe Patris shfaqen së bashku!



Horoskopi ditor, e enjte 1 qershor 2023












Videoja flirtuese e Jennifer Lopez me një DJ!
