KreuStil Jetese

FOTO/ Tuna dhe Patris shfaqen së bashku!

FOTO/ Tuna dhe Patris shfaqen së bashku!

Historia e dashurisë e Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut. Edhe pse prej kohësh ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, duket se djemtë e tyre do të jenë gjithmonë një arsye që ata të bashkohen dhe të pozojnë krah njëri-tjetrit, duke krijuar në këtë mënyrë kujtime të bukura për fëmijët e tyre.

Me rastin e festës së Abetares së Tianit, Tuna ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram disa foto ku shihet krah Patristit dhe dy djemve. Duhet thënë se duken shumë bukur në përkrah njëri-tjetrit. Ndërkohë në një foto ku shihet me dy djemtë e saj, këngëtarja ka shkruar, “Mama krenare”.

Edhe më herët ata janë parë duke kaluar pushime së bashku edhe pse të ndarë, duke dhënë në këtë mënyrë një model të mirë për të gjithë prindërit që kanë vendosur të divorcohen.

 

Pak javë më parë Tuna dha një intervistë në “Në Kurthin e Piter Pan”, dhe ndër të tjera foli për lidhjen e ngushtë që ka me dy djemtë e saj. Teksa u pyet nëse fëmijët i ngjajnë më shumë asaj apo Patrisit, ajo tha,

“Diani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Diani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF