KreuStil Jetese

Ilaçet e gjumit me rrezikshmëri të lartë!

Ilaçet e gjumit me rrezikshmëri të lartë!

Përdorimi i ilaçeve të gjumit mbart një rrezik të lartë, sipas një studimi të ri. Përdoruesit e tyre jetojnë 5 vjet më pak dhe kanë një risk vdekshmërie më të lartë. Studimi i realizuar nga një grup kërkimor nga Universiteti i Taiwanit është publikuar në revistën shkencore “Sleep Health”.

Personat që përdorin medikamente kundër pagjumësisë kanë një risk vdekshmërie 55% më të lartë në krahasim më ata që nuk i përdorin. Këto rezultate kanë dalë pas një studimi ku janë përfshirë rreth 500 mijë të rritur.

Nga studimet e deritanishme rezulton se 1/3 ankohen për pamundësi për të fjetur dhe rreth 15% e popullsisë ka pagjumësi kronike.

Pikërisht për këto raste, apo edhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit, përdoren medikamentet, por që ky studim i fundit i konsideron me prova si me efekte potencialisht mjaft negative në organizëm.

Ekspertët i konsiderojnë rezultatet si mjaft shqetësuese, dhe bëjnë thirrje që për të luftuar pagjumësinë të përdoren më shumë metodat alternative e të evitohen ilaçet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF