Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë blerë një rezidencë në Beverly Hills, Kaliforni, për 60.85 milionë dollarë pas gati dy vjetësh kërkimi për ‘folenë’ e tyre të përsosur të dashurisë. Shtëpia e re prej 38,000 metrash katrorë e çiftit përfshin 12 dhoma gjumi, 24 tualete dhe një fushë të plotë basketbolli.
Këngëtarja e “On the Floor”, 53 vjeçe, dhe fituesi i Oscarit, 50 vjeç, paguan para në dorë, sipas TMZ, dhe në fakt arritën një marrëveshje, pasi prona ishte në shitje për një vlerë prej 135 milionë dollarësh në 2018 përpara se të binte në 75 milionë dollarë.
Shtëpia e rindërtuar ndodhet në një pronë prej pesë hektarësh dhe ka pamje të mrekullueshme malore. Shtëpia ka një garazh me 12 makina dhe parkim për 80 persona. Shtëpia përmban gjithashtu një kompleks sportiv me një palestër të plotë, fusha basketbolli dhe një ring boksi.
Gjithashtu, shtëpia ka edhe komplekse të veçanta për sigurinë dhe rojën e shtëpisë. J.LO ka gjetur të duhurën pasi në shtëpi do të ketë një sallon bukurie, kinema, sauna dhe dhoma masazhi. Sigurisht që vilës nuk mund të mungonte një pishinë e madhe në pjesën e pasme të shtëpisë, me hidromasazh dhe xhakuzi.
Rezidenca përshkruhet si një “nga pronat më private dhe më të sigurta në Beverly Hills”. Për më tepër, të dy hyrjet mund të arrihen vetëm përmes rrugëve private dhe me porta. Vendndodhja është një bonus i shtuar, pasi shtëpia ndodhet vetëm tetë minuta nga hoteli ikonik Beverly Hills dhe 20 minuta nga aeroporti Van Nuys.
Kujtojmë që aktorja e “Shotgun Wedding” ka binjakët 15-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony. Ndërkohë, ylli dhe regjisori i “Argo” ndan tre fëmijë, Violet, 17, Seraphina, 14 dhe Samuel, 11, me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.