
Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel, u shfaq sensacionale në xhirimet e një reklame për shtëpinë e modës Dolce & Gabbana në Romë dhe shumë fansa thane se i solli ne mendje te emen me pamjen e saj.
Filmimet u kryen në një lokacion piktoresk pranë shatërvanit Di Trevi dhe modelja 18 vjeçare ka nxjerrë në pah trupin e saj të hollë me një mini fustan të zi me dantella, të cilin e shoqeroi me sandale të zeza.
Ajo dukej mahnitëse në xhirim me nje grim të përsosur, duke përfshirë buzëkuqin e ndezur. Floket e stiluar kacurrela, po ashtu i shkonin shume. Fustani i shkurtë që ka veshur është pjesë e koleksionit pranverë/verë 2023.
Deva hyri në botën e modës katër vite më parë, kur u bë fytyra e markës Dolce & Gabbana. Një nga sfilatat e saj të para ishte Alta Moda në vitin 2021 në sheshin e Shën Markut në Venecia. Që në fëmijëri, e dinte se do të ndiqte hapat e nënës së saj. Te dyja ato kane pozuar së bashku për kopertinën e edicionit italian të revistës Vogue.


Laura Pausini shpallet “Personi i Vitit 2023″!



Ilaçet e gjumit me rrezikshmëri të lartë!


FOTO/ Tuna dhe Patris shfaqen së bashku!



Horoskopi ditor, e enjte 1 qershor 2023









