
Al Pacino çuditi botën me lajmin se do të bëhej sërish baba në moshën 83 vjecare. Por aktori legjendar duket se ka mbetur dhe vetë aq i befasuar nga fakti qe e dashura e tij 54 vjet më e re, Noor Alfallah, kishte mbetur shtatzënë sa i ka kërkuar asaj t`i nënshtrohej një testi atësie te fetusit.
Sipas një burimi të Page Six pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.
Alfallah, e cila është në muajin e tetë të shtatzanisë, pranoi ta bënte testin i cili dëshmoi se babai i fëmijës është vërtet ylli hollivudian. Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29 vjeçare ishte shtatzënë.
Ylli i filmit “Scarface” deri para dy muajsh nuk e kishte idenë se do të kishte një fëmijë të katërt. Ai është sakaq baba i një vajze, Julie (33 vjeçare) me Jan Tarrant, ndërsa gjatë lidhjes me Beverly D’Angelo, erdhën në jetë binjakët Anton dhe Olivia, të cilët janë 22 vjeçarë.









Brad Pitt akuzë të re ndaj Angelina Jolie!

Horoskopi ditor, e premte 2 qershor 2022







Laura Pausini shpallet “Personi i Vitit 2023″!


