KreuStil Jetese

Aktorja “shqiptare” që nuk u martua dhe nuk u “plak” kurrë! 

Aktorja “shqiptare” që nuk u martua dhe nuk u

Nuk e ka fshehur asnjëherë faktin që e kishte gjyshin kalabrez, edhe pse për vetë Marisa Tomein, prindërit e së cilës vinin nga shtresa e mesme nju jorkeze, vështirësitë e emigrantëve në Amerikë janë ndoshta vetëm një kujtim i largët. Protagoniste e një sërë rolesh në ekranin e vogël, por edhe në teatër, ajo mori Oskarin si aktorja më e mirë joprotagoniste për filmin “Kushëriri im Vincenzo” në 1993-shin. Aktorja e konfirmoi më pas talentin e saj edhe me dy nominime për In the Bedroom (2002) dhe The Wrestler (2009). 

Është përfolur në disa raste se origjina e saj e largët është në fakt arbëreshe, edhe pse nga ajo vetë nuk ka ndonjë deklaratë pohuese.  

Tomei lindi në 4 dhjetor 1964, në Brooklyn, New York. Kishte një vit që kishte nisur studimet në universitetin e Bostonit kur vendosi t`i ndërpriste për t`iu kushtuar karrierës si aktore pasi iu ofrua një rol në një film të CBS, që i hapi rrugën dickaje më të rëndësishme: debutimin e saj në një film e bëri tek Flamingo Kid (1984).

Marisa ishte mjaft e talentuar, por padyshim ajo ra në sy edhe për pamjen e saj të hijshme dhe fizikun e përsosur.  

Ndjekësit në rrjetet sociale ende pyesin sesi është e mundur që ajo duket kaq e re, edhe pse po afrohet tek të 60-tat. Aktorja vetë e ka pohuar se përvec dietave dhe stërvitjes së rregullt, ka pasur disa ndërhyrje të vogla estetike e ka përdorur Botox.

Marisa nuk u martua kurrë. “Nuk jam ndonjë fanse e madhe e institucionit të martesës, dhe nuk e di përse gratë duhet të kenë fëmijë që të shihen si qënie njerëzore të kompletuara”, është shprehur ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF