KreuStil Jetese

Motër apo vëlla për Atarën? Përgjigjet Orinda Huta!

Motër apo vëlla për Atarën? Përgjigjet Orinda Huta!

Orinda Huta dhe vajza e saj Atara kanë pozuar së bashku për kopertinën e revistës “Bordo Kids”. Krahas setit fantastik të fotove, mami Orinda ka dhënë edhe një intervistë të rrallë ku ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së saj të mëmësisë. Jeta e moderatores ka ndryshuar shumë pas ardhjes së vajzës së saj, dhe sikurse ajo shprehet fatmirësisht e ka bërë më të bukur.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra, duke nisur me prioritetet e mia. Atara është gjithmonë e para. Ardhja në jetë e një fëmije domosdo do ta ndryshojë jetën dhe faleminderit Zotit e bën më të bukur. Koha e lirë i dedikohet vetëm Atarës. Unë gjithnjë kam qenë duke vrapuar, por tani nuk ndalem. Çdo hapësirë që më jepet për të kaluar kohë me të, unë nuk e mendoj dy herë.

Ajo është thuajse 23-muajshe tani dhe sërish nuk jam në gjendje të them se duhet të kaloj dhe pak kohë me veten. Jo nuk e kam harruar veten sepse kujdesem shumë, shfrytëzoj çdo sekondë. Ah, edhe diçka tjetër ka ndryshuar. Dikur kam pas fjetur 8-9 orë dhe kurrë nuk kam patur probleme me gjumin. Ky fat i mirë ka shkuar tashmë”.

E pyetur për një motër apo vëlla për Atarën, moderatorja për “Bordo” tha, “Në lutjet tona drejt Zotit është gjithnjë dëshira për të patur familje të madhe. Shpresoj që Perëndia t’i përgjigjet lutjeve tona, ashtu siç bëri me Atarën”.  

Ndërkohë Orinda zbulon edhe dëshirën e madhe që ajo ka për gatimin, dhe kujdesin që ka treguar në këtë pikë me ushqimet për vajzën e saj, “Ka qenë ekskluzivisht kujdesi im edhe në këtë pikë. Gjithnjë kam patur pasion për gatimin dhe eksploroja receta të reja vazhdimisht. Ardhja në jetë e Atarës e shtoi më shumë këtë dëshirë. Jam abonuar në disa programe për recetat e fëmijëve, që më kanë ndihmuar shumë në fillimet e solidit. Tani, ajo ushqehet njësoj si ne, edhe pse unë shpesh i bëj receta të veçanta. Kjo më ndihmon të zbuloj shije të reja edhe për familjen”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF