
Katie Holmes duket e shijoi mjaft shëtitjen me një mik pasdreken e së enjtes në Neë York City. Ylli i “Daëson’s Creek”, edhe pse e veshur thjesht, e kishte nxjerrë sërish në pah me mjaft stil sensualitetin e saj me faktin që bluzën e zezë me kopsa që kishte zhveshur, e kishte lënë të zbërthyer në pjesën e fundit, duke ekspozuar kështu barkun e tonifikuar.
Veshjen e kishte kompletuar me pantallona të bardha dhe nallane gri, të cilat duket janë mjaft në modë së fundi, me varëse ngjyrë floriri dhe një cantë lëkure të errët.
Flokët i kishte lënë të derdheshin lirshëm, krejtësisht natyralë dhe të pastiluar, e nuk kishte vendosur as make up.
Aktorja 44 vjecare po përgatitet aktualisht të fillojë një program, në të cilin ajo do të jetë udhërrëfyesja e një grupi kineastësh të rinj. Një ditë më parë, Holmes u shfaq po me nallane vetëm se ngjyrë tulle, me një fund të shkurtër xhinsi dhe një këmishë të lirshme bezhë.







Brad Pitt akuzë të re ndaj Angelina Jolie!

Horoskopi ditor, e premte 2 qershor 2022







Laura Pausini shpallet “Personi i Vitit 2023″!



Ilaçet e gjumit me rrezikshmëri të lartë!

