KreuStil Jetese

Në super formë pas lindjes së Atarës; Orinda zbulon sekretin!

Në super formë pas lindjes së Atarës; Orinda zbulon

Moderatorja e njohur Orinda Huta dhe vajza e saj Atara kanë pozuar së bashku për kopertinën e revistës “Bordo Kids”. Krahas setit fantastik të fotove, mami Orinda ka dhënë edhe një intervistë të rrallë ku ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së saj të mëmësisë.

Ajo që ra në sy gjatë shtatzënisë, por edhe pas saj ishin format trupore të moderatores, të cilat çdo vajzë që bëhet nënë do t’i dëshironte. E pyetur nga “Bordo” në lidhje me peshën, Orinda zbuloi se është ndjekur në mënyrë rigoroze nga gjinekologu dhe dietologia gjatë gjithë shtatzënisë, në mënyrë që mos të shtonte më shumë se 10 kilogramë, dhe ia doli.

“Unë jam ndjekur në mënyrë rigoroze nga gjinekologu dhe dietologia gjatë gjithë shtatzënisë, që mos të shtoja asnjë kg më shumë se 10. E kështu ndodhi. Humbja e kilogramëve të shtatzënisë ka qenë shumë e thjeshtë. I vetmi problem është që unë dua të humbasë më shumë se para shtatzënisë dhe këtu fillon beteja që ndonjëherë e humbas”, tha Huta për “Bordo”.

Ndërkohë e pyetur se sa orë gjumë fle tani që është bërë nënë, Orinda tha,  “Minimumi 6 orë patjetër, ndryshe nuk funksionoj. E kam shumë të rëndësishëm gjumin dhe falë Zotit, Atara ka qenë e mbarë. Synimi im që në muajin e parë ka qenë që ajo të futej në një rutinë të shkëlqyer gjumi dhe kështu ndodhi. Kam lexuar dhe ndjekur shembujt më të mirë për gjumin. Kurrë nuk e kam sakrifikuar orarin e gjumit të saj për arsye të jashtme”.

Më tej Orinda tregon se tashmë primare në jetën e saj është padyshim vajza e saj, dhe se koha e lirë i dedikohet gjithmonë Atarës, “Kanë ndryshuar shumë gjëra, duke nisur me prioritetet e mia. Atara është gjithmonë e para. Ardhja në jetë e një fëmije domosdo do ta ndryshojë jetën dhe faleminderit Zotit e bën më të bukur. Koha e lirë i dedikohet vetëm Atarës. Unë gjithnjë kam qenë duke vrapuar, por tani nuk ndalem. Çdo hapësirë që më jepet për të kaluar kohë me të, unë nuk e mendoj dy herë.

Ajo është thuajse 23-muajshe tani dhe sërish nuk jam në gjendje të them se duhet të kaloj dhe pak kohë me veten. Jo nuk e kam harruar veten sepse kujdesem shumë, shfrytëzoj çdo sekondë. Ah, edhe diçka tjetër ka ndryshuar. Dikur kam pas fjetur 8-9 orë dhe kurrë nuk kam patur probleme me gjumin. Ky fat i mirë ka shkuar tashmë :)”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF