
Rubrika më e re në “E diell” në Top Channel është “1 herë MAT”, ku do të trajtohen dhe realizohet investigimet e tradhtive që ndodhin mes çifteve. Këtë të diel në “1 herë MAT”, me moderatorë dhe autorë Ervin Kurtin dhe Shkënda Lili, u transmetua rasti i një çifti ku bashkëshortja dyshonte se i shoqi e tradhtonte. Gruaja rrëfeu se ata janë të martuar prej më shumë se 20 vitesh dhe kanë edhe fëmijë së bashku, por prej 7 vitesh bashkëshorti e tradhton, me një vajzë e cila pas lidhjes me të është divorcuar nga bashkëshorti i saj.
Gruaja rrëfen se fatkeqësisht së fundmi ajo është diagnostikuar edhe me kancer dhe gjatë kësaj periudhe ata i kishin premtuar që nuk do të takoheshin, madje ishin betuar për fëmijët e tyre. Gruaja kërkon nga programi “1 herë MAT” që gjatë një periudhe 3-ditore që ajo nuk do të ndodhej në Tiranë, por të Turqi për t’u kuruar, agjentët investigativ të programit të vërtetonin nëse bashkëshorti i saj do ta mbante premtimin.
Bashkëshorti pasi çon gruan në Rinas, shkon në lagjen e zonjës që pretendohet të jetë e dashura e tij, e ndihmon si fillim me pazaret dhe më pas qëndrojnë në banesën e saj për rreth 6 orë. Nga investigimi del që ata nuk e ka mbajtur premtimin dhe të gjitha fotot i jepen gruas që vuan nga kanceri. “Dua të përballem me këta të dy, dua t’i shoh në sy. Duhet t’i jap fund këtij kalvari vuajtjesh”, u shpreh gruaja.
Por edhe pas këtyre fakteve bashkëshorti ia mohon dhe shprehet se thjesht e ka ndihmuar dhe nuk ka asgjë më shumë mes tyre. “Unë të dhashë fjalën, nuk e kam takuar që të rri me të”.
Pas kësaj gruaja kërkon sërish ndihmë nga programi, por këtë herë të jetë edhe vetë e pranishme. Ata arrijnë t’i kapin duke drekuar në një lokal jashtë Tirane, ku afrimiteti mes tyre nuk mungonte. Gruaja me qetësi zbriti nga makina dhe u përball me ta, dhe në njëfarë mënyrë bashkëshorti nuk kishte më mundësi ta mohonte faktin që vazhdonte romancën me zonjën.
Pas kësaj gruaja u shpreh se po mendonte të ndahej dhe të nisë një jetë të re, dhe më shpresën e madhe që edhe problemet me shëndetin nuk do të jenë më pjesë e rrugëtimit të saj.

Horoskopi ditor, e hënë 5 qershor 2023



Lista e grave më të pasura ‘self-made’ në SHBA!



Horoskopi ditor, e diel 4 qershor 2023

Klean e zë syri i keq pak para dasmës!








Horoskopi ditor, e shtunë 3 qershor 2023


Kanabisi shkakton depresion tek të rinjtë?!

