KreuStil Jetese

Pese ushqimet që i bëjnë flokët të rriten shumë shpejt!

Pese ushqimet që i bëjnë flokët të rriten shumë

Janë disa ushqime sipas ekspertëve që i bëjnë flokët të rriten më shpejt. Rezultati mund të shihet brenda pak javësh, nëse konsumi i tyre shtohet. Dhe janë të gjitha shumë lehtë për t`u gjetur e për te pasuruar dietën tonë:

Bajamet

Bajamet kanë sasi të mëdha biotine. Mjafton një grusht në ditë dhe do të vini re se dicka do të ndryshojë!

Avokadot

Vetitë e avokadove tashmë janë “legjendare”. Ato përdoren gjerësisht jo vetëm në ushqim, por edhe në përgatitjen e maskave të flokëve e fytyrës. Avokadot përmbajnë acide të yndyrshme të shëndetshme që stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Vezët

Vezët përmbajnë omega 3 dhe biotin, por në fakt, ajo që i rrit shpejt flokët është e verdha e tyre, jo e bardha.

Salmoni

Salmoni është një nga ushqimet më të preferuara për një dietë të shëndetëshme, dhe e ndihmon trupin tonë në një sërë mënyrash, përfshirë rritjen e flokëve.

Midhjet

Midhjet janë të pasur me zink, i cili ndihmon që lëkura e kokës të jetë e shëndetëshme, dhe parandalon rënien e flokëve. Nuk është sigurisht një zgjidhje e lirë, por ja vlen të provohet!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF