
Princi i Kurorës Hussein i Jordanisë lidhi kurorë me Rajwa Al-Saif, një arkitekte nga një familje e pasur saudite, dhe lajmi padyshim u përhap me shpejtësi në mediat botërore.
Ajo që ra në sy ndër të tjera ishte fakti që nëna e princit, mbretëresha Rania, veshi një fustan të mrekullueshëm ndërsa tentoi të mos binte më shumë në sy se nusja e të birit, por kjo gje në fakt rezultoi e vështirë.
Rania e Jordanisë, e njohur si mbretëresha më elegante në botë, bëri një zgjedhje mbresëlënëse për eventin e madh. Në pjesën e parë të ditës, kur u uroi mirëseardhjen disa përfaqësues të shtëpive mbretërore të ftuar në dasmë, monarkja kishte veshur një fustan të zi të gjatë pa dekolte dhe mëngë të gjata, i cili qe zbukuruar me detaje të thurura në pjesën e qafës dhe mëngëve.
Të njëjtat qëndisma gjendjen edhe në pjesën e pasme të tij. Pikërisht për ta ekspozuar atë më shumë, Rania kishte zgjedhur t`i mblidhte flokët topuz, ndërsa kishte lënë të lëshuar vetëm njërën anë të balukes.
Fustani i saj mban “firmën” Christian Dior dhe është pjesë e koleksionit të vjeshtës 2022. Mbretëresha e kompletoi look-un me një palë vëthë floriri dhe një çantë dore në të njëjtën ngjyrë. Për banketin sakaq, ndryshoi veshje e u shfaq me një fustan të derdhur ngjyrë kremi me pelerinë.
“ Zoti ju bekoftë të dyve dhe e mbushtë shtëpinë tuaj me dashuri dhe lumturi. Nga ceremonia e dasmës së Hussein dhe Rajëa”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në rrjetet sociale, ku postoi foto nga dasma e të birit.





Horoskopi ditor, e shtunë 3 qershor 2023


Kanabisi shkakton depresion tek të rinjtë?!











Brad Pitt akuzë të re ndaj Angelina Jolie!

Horoskopi ditor, e premte 2 qershor 2022
