Surpriza më e fundit e Al Pacino-s ishte se ai do të bëhet sërish baba, kjo e tronditi aq shumë sa i kërkoi Noor Alfalla-s të bënte një test ADN-je, për të vërtetuar se foshnja ishte e tij. Al Pacino është në moshën 83-vjeçare, dhe tashmë është vetëm disa muaj larg që të bëhet baba për herë të katërt dhe për herë të dytë brenda pak vitesh.
Sipas TMZ, Pacino duke qenë se ka patur disa probleme shëndetësore në të kaluarën, mendoi se nuk mund të kishte më fëmijë, megjithatë, në bazë të rezultateve të testit të ADN-së, rezulton se Al Pacino është babai i foshnjës.
Al Pacino dhe Noor Alfalla thuhet se kanë nisur romancën bashkë që nga pandemia e coronavirusit, ndërkohë që prillin e kaluar u fotografuan teksa darkonin. “Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar dhe shumë të pasur”, zbuloi burimi.
Ikonat e Hollivudit kanë luajtur së bashku në filma të suksesshëm si “The Irishman” i vitit 2019, “Heat” i vitit 1995 dhe “The Godfather Part II” i vitit 1974. Alfallah më parë ka qenë i lidhur romantikisht me frontmenin e Rolling Stones, Mick Jagger, miliarderin Nicolas Berggruen dhe ikonën e kinemasë Clint Eastwood, edhe pse në rastin e këtij të fundit ajo tha se ata ishin thjesht miq të familjes.
Kujtojmë që një tjetër aktor që u bë me fëmijë në moshë të madhe është shoku i tij Robert DeNiro, 79 vjeç, pak javë m% parë. Ai gjithashtu befasoi kur i tha një gazetari se sapo ishte bërë me një fëmijë me të dashurën e tij Tiffany Chen. DeNiro dhe Chen u takuan në një set të një prej filmave të tij, dhe u lidhën gjatë xhirimeve.