
Modelja e njohur Xhesika Berberi ka qenë e ftuar këtë të premte në programin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku gjatë intervistës me gazetarët e vegjël ka zbuluar edhe personazhin e saj të preferuar nga showbizi botëror.
Teksa një prej fëmijëve e pyeti se kush nga personazhet e famshëm që ajo ka takuar në Amerikë i ka pëlqyer më shumë, Berberi u shpreh se artistja e famshme Selena Gomez është një nga personat të cilën ajo e ka vlerësuar më shumë, për thjeshtësinë dhe bisedën e çiltër që ato kanë realizuar.
“Personi që me të vërtetë e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë shumë të çiltër dhe të hapur dhe më ka bërë shumë përshtypje për famën që ajo ka dhe për thjeshtësinë që ajo prezantonte, ishte, shumë, shumë e mirë”, tha modelja.
Modelja e njohur Xhesika Berberi është rikthyer nga Amerika në Shqipëri për një projekt që ajo ka realizuar në bashkëpunim me Green Coast. “Kam ardhur këtu dhe jam shumë e lumtur faktikisht. Kam ardhur pasi jam përzgjedhur për të bërë një projekt.
Kam ardhur për të prezantuar një projekt që e kam shumë përzemër pasi ai bën prezantimin e Shqipërisë në një nivel botëror që është Green Coast Albania dhe kam qenë shumë e lumtur kur e kam marrë këtë ofertë, i cili është prezantuar dhe para 2 ditësh te revista Bordo”, u shpreh Xhesika.


Horoskopi ditor, e shtunë 3 qershor 2023


Kanabisi shkakton depresion tek të rinjtë?!











Brad Pitt akuzë të re ndaj Angelina Jolie!

Horoskopi ditor, e premte 2 qershor 2022



