KreuStil Jetese

“Nuk shpëtojnë as më të mirat”, bashkëshorti tradhëton Natalie Portman me një 25 vjecare!  

“Nuk shpëtojnë as më të mirat”,

Është një nga femrat më të bukura në botës së filmit, një aktore shumë e talentuar, e diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe një nënë e përkushtuar: Natalie Portman i ka të gjitha për të qenë femra perfekte. Por duket, as ajo nuk ka mundur t`i shpëtojë “mallkimit” të tradhëtisë bashkëshortore.  

Fituesja 41 vjecare e cmimit Oskar dhe i shoqi 45 vjec, Benjamin Millepied, po kalojnë një moment të stuhishëm sipas mediave rozë. Vetëm pak ditë më parë ata u shfaqën mjaft të afërt në public, ku shkëmbyen edhe puthje por marrëdhënia e dyshes u trondit tani nga lajmi se balerini ka pasur një lidhje jashtëmartesore me një 25 vjecare. 

Burime pranë ciftit thonë se ata nuk janë ndarë, por gjendja është tejet e tensionuar dhe Millepied po përpiqet me cdo kusht të shpëtojë martesën e tij. Ai ka tentuar ta bindë aktoren se lidhja me vajzën e re ishte dicka jetëshkurtër dhe një gabim për të cilin është penduar thellësisht.  

Vetë Portman nuk ka bërë ende asnjë koment, por sipas burimeve, ajo është thellësisht e tronditur dhe ende nuk e ka vendosur nëse do ta falë apo jo të shoqin.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF