
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi pretendoi se kishte një “pushtim” të Anglisë në një debat të Commons mbi kalimet me varka të vogla të Kanalit.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si sekretarja britanike i përshkroi emigrantët.
Ylli i popit, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë kosovarë, në një intervistë për Sunday Times, tha se mënyra se si qeveria ka etiketuar shqiptarët të lëndon.
“Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë dalluese e qytetit”.
“Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët ashtu të dhemb. Është mendje-vogëlsi, por fatkeqësisht edhe mënyra se si mendojnë shumë njerëz”.
“Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë dhe po zënë punët’”, shtoi ajo.
“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk është nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”.


Horoskopi ditor, e diel 4 qershor 2023

Klean e zë syri i keq pak para dasmës!








Horoskopi ditor, e shtunë 3 qershor 2023


Kanabisi shkakton depresion tek të rinjtë?!






