
Një nga modelet dhe influencueset më të rëndësishme të Brazilit, Lygia Fazio, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas disa komplikacioneve që u shfaqën teksa i nënshtrohej një operacioni estetik. Ajo vdiq nga hemoragjia cerebrale gjatë operacionit përmes të cilit po i vendosej silikon industrial dhe polimetil metakrilat në të pasmet e saj, me qëllim zmadhimin e tyre.
Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur familja me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale. “Miq, fatkeqësisht Lygia kaloi në botën tjetër. Ju falënderojmë të mbështetjen, por ju lutemi të na kuptoni se nuk mund t’i përgjigjemi të gjitha mesazheve. Përveç kësaj, informacioni për atë që ka ndodhur tashmë është shpjeguar këtu. Nuk është e nevojshme të shpjegohen të gjitha detajet tani. Respektoni dhimbjen tonë”, thuhet në deklaratë.
Substanca e përdorur në rastin e saj konsiderohet me rrezikshmëri jo të vogël. Ajo duhet të trajtohet nga profesionistë dhe duhet të injektohet në doza të vogla, por është e ndaluar në vithe dhe gjoks e mund të jetë fatale. Gjatë procesit, mikrosferat e materialit shpërndahen në të gjithë yndyrën dhe ngjiten në inde. Në fakt, ato u përhapën në trupin e modeles sipas mediave, duke shkaktuar vdekjen e saj.
Fazio ishte përdoruese e rregullt e operacioneve estetike dhe i fundit ishte në fundshpinë. Problemi kryesor është se ajo iu nënshtrua operacioneve në një klinikë klandestine dhe të panjohur.


Shkrumbohet nga flakët kisha 280-vjeçare!









Horoskopi ditor, e hënë 5 qershor 2023



Lista e grave më të pasura ‘self-made’ në SHBA!



Horoskopi ditor, e diel 4 qershor 2023

Klean e zë syri i keq pak para dasmës!

