
Përdoruesit e TikTok, Javier dhe Maria, pretendojnë se pas katër vitesh, nuk do të ketë asnjë të mbijetuar dhe do të mbeten vetëm ata të dy për t`i bërë shoqëri njëri-tjetrit. Maria, e cila e përshkruan veten si shkencëtare, poston video që sipas saj, janë nga e ardhmja. “Koha është një iluzion. I vetëm në botë me @unicosobreviviente.” (i mbijetuari i vetëm)”, shkruan ajo në krah të filmimit.
Dyshja janë një cift misterioz që supozohet se jetojnë në 2027-tën, dhe nuk e tregojnë kurrë fytyrën. Sipas asaj që ata kanë postuar, gjërat duken shumë keq. Javier dhe Maria besojnë se janë të mbijetuarit e vetëm në Tokë dhe se videot e tyre janë prova e këtij fakti.
Fansat thonë se e kanë identifikuar qytetin fantazmë në të cilin jeton cifti. Bëhet fjalë për Valencian në Spanjë, një zonë me një popullsi tejet të ngjeshur por që në video, shihet e boshatisur.
Javier shpjegon se si arriti në vitin 2027. “U zgjova në një spital në Valencia. Nuk e dija emrin tim dhe as se ku jetoja. Dola jashtë dhe nuk kishte njeri. Gjithçka dukej si viti 2021, por pajisjet elektronike tregonin 2027. Që atëherë, ai thotë se ka shkuar në disa qytete të Spanjës, duke përfshirë Barcelonën, Madridin apo Seviljen, ku gjithashtu nuk gjeti asnjë shenjë jete.

Shkrumbohet nga flakët kisha 280-vjeçare!









Horoskopi ditor, e hënë 5 qershor 2023



Lista e grave më të pasura ‘self-made’ në SHBA!



Horoskopi ditor, e diel 4 qershor 2023

Klean e zë syri i keq pak para dasmës!


