KreuStil Jetese

Shkrumbohet nga flakët kisha 280-vjeçare!

Shkrumbohet nga flakët kisha 280-vjeçare!

Një Kishë 280-vjeçare në Massachusetts u shkatërrua totalisht si pasojë e një zjarri që e përfshiu. Askush nuk u lëndua pasi ndërtesa ishte bosh në kohën kur kisha historike u shemb.

Departamenti i zjarrfikësve shkoi menjëherë në vendngjarje dhe për disa orë luftoi me flakët, por qe e pamundur, pasi Kisha ishte e ndërtuar e gjitha me dru. Sipas shefit të zjarrfikësve, pas hetimeve dhe dëshmive nga vendngjarja, rezultoi se shkak për nisjen e zjarrit në objektin e kultit ishte një rrufe.

Kisha e ndërtuar në vitin 1743 nuk ishte hera e parë që shkatërrohej nga flakët. Ajo u rrënua si pasojë e një zjarri në 1862 dhe u rindërtua plotësisht një vit më pas.

“Për shumë njerëz është si një vdekje në familje, për njerëzit që kanë përjetuar momente historike këtu, nga pagëzimet, dasmat e deri te funeralet, është shkatërruese”, tha Dr. Bruce MacLeod, i cili ka udhëhequr kishën që nga shkurti.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF