KreuStil Jetese

Shakira kthehet në Barcelonë në përvjetorin e ndarjes me Pique!

Shakira kthehet në Barcelonë në përvjetorin e ndarjes me

Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre 12 muaj më parë. “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhej në deklaratën e tyre të përbashkët për mediat.

Që nga momenti kur ata bënë publike ndarjen e tyre, përplasjet, mesazhet lënduese mes të dyve kanë qenë të vazhdueshme. Së fundmi këngëtarja kolumbiane është rikthyer në Barcelonë me dy fëmijët e saj, vetëm dy muaj pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shakira ka bërë një rikthim surprizë në qytetin ku qëndroi kaq shumë vite. Ajo ia ka dorëzuar personalisht djemtë e tyre Piques, si pjesë e marrëveshjes pas ndarjes së çiftit. Ajo që askush nuk e priste ishte mundësia që të dyja palët të takoheshin në Barcelonë gjatë të njëjtit event.

Ata ishin në listën e të ftuarve VIP që morën pjesë në garën e së dielës F1 GP spanjolle. Shakira tha se ishte “e kënaqur që u rikthye”, ndërsa ish-mbrojtësi i Manchester United vendosi të mos shfaqej në mënyrë publike, duke mos u fotografuar nga mediat.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF