KreuStil Jetese

Grua e fortë, por edhe Kate Winslet u “thye” nga komentet negative për trupin e saj!

Grua e fortë, por edhe Kate Winslet u “thye” nga komentet

Një grua e bukur, e talentuar, e fortë: Kate Winslet është një model për femrat dhe çmimi Lights on Women i L’Oreal Paris në Festivalin e Filmit të këtij viti në Kanë, ia dha sërish mundësinë ta përforeconte këtë rol. Por edhe për yllin hollivudian nuk ka qenë e lehtë përballja me bullizmin.

 “Unë nuk do të gënjej, kam mësuar se si të kujdesem për veten edhe në mënyrën më të vështirë. Ajo që mbaj mend është se kur bëra ‘Titanic’ u trondita dhe u tmerrova nga komentet fyese edhe nga mediat kryesore,” u shpreh ajo duke iu referuar peshës trupore që kishte në atë kohë.

Për Winslet vitet kanë kaluar së bashku me ndjesinë e vetëpranimit që e lejon atë të shmangë negativitetin dhe të përqafojë të gjitha aspektet e vetes, një ndjenjë e përmirësuar më tej nga roli i saj si ambasadore bukurie.

“Me L’Oreal Paris dhe më parë me Lancôme, kam përdorur zërin tim për të gjitha gratë,” thotë aktorja. Ëinslet së fundi ka praktikuar një mënyrë jetese gati vegane duke u ushqyer me vezët e prodhuara nga pulat e saj.“Kam shumë dashuri në jetën time. Jam shumë me fat. Unë kam një burrë të jashtëzakonshëm, fëmijët e mi janë të mrekullueshëm, kam një familje shumë të mirë,” thotë ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF