
Vera në Tiranë mesa duket do të jetë shumë më e ‘nxehtë’ se sa e kishim menduar.. Dy yjet e muzikës botërore Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do ta bëjnë të paharrueshëm këtë sezon veror me praninë e tyre në kryeqytet.
Enrique Iglesias, më 30 qershor, dhe Ricky Martin, më 20 korrik, do të performojnë në Tiranë, duke ngritur peshë gjithë zemrat e qytetarëve. Lajmi i bukur se dy yjet e muzikës botërore do të mbajnë koncerte në Tiranë është konfirmuar nga ministrja e Kulturës dhe kryetari i bashkisë së Tiranës.
“Tirana tanimë është stacioni i yjeve! Më 30 qershor, @enriqueiglesias vjen në Javën e Kulturës Spanjolle në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Ndërkohë që lajmi për Ricky Martin u dha edhe nga Veliaj, i cili ka shkruar, “Jeton në vend. Hajde. Ricky Martin për herë të parë në Tiranë”, disa orë pasi Ricky Martin e ndau vetë lajmin për ardhjen në Tiranë në rrjetin e tij social Instagram.
Kujtojmë që gjatë këtyre viteve të fundit në Tiranë janë realizuar disa koncerte ku pjesëmarrës kanë qenë yje të muzikës botërore, ku do të përmendim, Dua Lipën, Rita Orën, Maluma, Nikos Vertis.





Horoskopi ditor, e mërkurë 7 qershor 2023








Meri Shehu bën parashikimin për këtë javë!






