
Salma Hayel vazhdon t`i mahnisë fansat me pamjen e saj dhe formën e jashtëzakonshme fizike, pavarësisht 56 viteve të saj. Ylli hollivudian është është tepër aktive në rrjete sociale, ku ndan për ndjekësit e saj detaje nga përditshmëria dhe projektet më të fundit.
Së fundi, ka vendosur të shfaqet “ujë e sapun”, pa make e pa filtra, e madje edhe me flokët e palyer. E porsazgjuar nga gjumi ajo ka shpërndarë një foto të saj, në të cilën i referohet thinjave dhe rrudhave që i janë shfaqur ndër vite, të cilat nuk është përpjekur aspak t`i fshehë.
“Unë po zgjohem dhe po numëroj sa thinja dhe rrudha e kanë prishur festën këtë mëngjes”, ka shkruar ajo në krah të postimit, i cili ka marrë plot 206 mijë pëlqime.
Në fakt, aktorja duket mjaft mirë në foton e saj krejtësisht natyrale, duke marrë sërish mjaft komplimenta nga ndjekësit.












Horoskopi ditor, e mërkurë 7 qershor 2023







