
Që prej ndarjes së bujshme nga Gerard Pique, jeta e Shakirës ka qenë më shumë se kurrë në vëmendjen e publikut. Pas tradhëtisë së partnerit me të cilin ka dy fëmijë, ndjekësit e saj duket sikur presin me padurim lajme të cilat të tregojnë se edhe këngëtarja e famshme po nis ta projektojë veten në krah të dikujt tjetër.
Deri tani, disa persona janë lidhur me jetën romantike të Shakirës, ndërsa vetë komumbiania ka preferuar të heshtë. Nga aktori Tom Cruise, tek shoferi Lewis Hamilton apo lojtari i Miami Heat, Jimmy Butler, çdo lëvizje e këngëtares analizohet në detaje duke kërkuar të dhëna se cila mund të jetë lidhja e saj e radhës, pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës.
Revista Vanitatis pretendon sakaq se ka zbuluar dicka krejt të re në këtë drejtim. Sipas revistës një burim i afërt me këngëtaren ka deklaruar se interesat e Shakirës qëndrojnë diku tjetër… me një koleg muzikant!
Vizita e Shakirës në Spanjë, ndërkohë, sipas mediave të sipërpërmendura, nuk ka të bëjë me shoqërimin e fëmijëve në Barcelonë apo me lidhjet e saj të dashurisë, por me zgjidhjen e problemeve të saj me sistemin e drejtësisë spanjolle.










Horoskopi ditor, e mërkurë 7 qershor 2023








Meri Shehu bën parashikimin për këtë javë!

