KreuStil Jetese

“Thashë se më la zemra”, Schwarzenegger rrëfen momentin kur e shoqja mësoi se ai kishte një djalë sekret!  

“Thashë se më la zemra”, Schwarzenegger rrëfen

Arnold Schwarzenegger bëri një sërë rrëfimesh në dokumentarin për jetën e tij që për titull, ka emrin e tij, “Arnold”. Aktori 75-vjeçar preku mes të tjerash një temë të ndjeshme dhe ka folur për momentin kur i është dashur të pranojë para bashkëshortes se kishte një djalë të fshehtë pas një lidhjeje me shërbyesen e familjes. Schwarzenegger dhe Maria Shriver u divorcuan zyrtarisht u divorcuan në 2021-shin, por ishin ndarë që nga viti 2011. Divorci i bodybuilder-it legjendar zgjati 10 vjet, prandaj konsiderohet si “divorci më i gjatë në histori”. Gjatë martesës, Arnold pati një lidhje me kujdestaren e shtëpisë Mildred Baena, e cila rezultoi me ardhjen në jetë të një djali, Joseph Baena. 25 vjeçari ndjek hapat e të atit dhe është i apasionuar pas bodybuilding.

Arnoldi i tregoi ish te shoqes për Jozefin në vitin 2011 gjatë një sesioni këshillimi martesor. Në filmin dokumentar, ai kujton se këshilltari i tyre i bëri një pyetje “shumë specifike” me kërkesë të gruas së tij të atëhershme. “Ajo dëshiron të di nëse je babai i Jozefit,” i kishte thënë ai.  

“Mendova se në atë moment do të më linte zemra. Pastaj thashë të vërtetën… Po, Maria. Jozefi është djali im,” u shpreh aktori. Ai shtoi se ish-bashkëshortja “u shkatërrua” nga ky fakt, dhe se familja e tij vuajti jashtëzakonisht shumë. Arnoldi vazhdoi të shpjegonte se pas lidhjes së vitit 1996, ai fillimisht nuk e besonte as vetë se ishte babai i Jozefit, pasi Mildred kishte qenë e martuar me Rogelio Baena në atë kohë.  

“Në fillim vërtet nuk e dija. Por sa më shumë ai rritej, aq më e qartë bëhej për mua”,rrëfeu ylli hollivudian. Schwarzenegger u martua me Maria Shriver në vitin 1986. Çifti ka katër fëmijë: vajzat Katherine dhe Christina dhe dy djem: Patrick dhe Christopher. Ky i fundit lindi vetëm pak ditë para Jozefit, djalit të Arnoldit nga shërbyesja e familjes. “Divorci ishte shumë, shumë i vështirë në fillim.… Ajo dhe unë jemi vërtet miq të mirë tani dhe jemi shumë krenarë për mënyrën se si i kemi rritur fëmijët tanë,” u shpreh ai sipas Page Six. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF