
“Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike”, kwshtu e titullon e famshmja britanike “The Economist” artikullin kushtuar Shqipërisë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Teksa bën një përshkrim të jetës personale të liderit shqiptar me stilin e tij të veçantë, si një ish-basketbollist dhe artist modern, fokusin e vendos te zgjedhjet e bujshme të 14 maj ku PS-ja fitoi 53 bashki.
“Në pushtet që nga viti 2013, Rama është tashmë kreu më i vjetër aktual i një qeverie në Ballkan. Tani e tutje, ai mund të krenohet se është një yll i Ballkanit, edhe një ndikim qetësues në një rajon ende të brishtë: dëshmitar i trazirave fqinje në Kosovë, ku pakica serbe po rebelohet kundër shumicës etnike shqiptare”, vijon më tej shkrimi.
“The Economist” bën edhe një parashikim për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, duke e konsideruar fitues sërish Edi Ramën, në një mandat të katërt. Teksa rendisin arritjet e Shqipërisë postkomuniste, tashmë e konsiderojnë kryeqytetin si të panjohur krahasuar me tre dekada më parë, kjo për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm.
Tashmë Tirana është një qytet me mbi 700 mijë makina në qarkullim, kur shumë vite më parë kishte vetëm 6 mijë të tilla. “Problemi tjetër i madh që mundon Ramën është emigracioni. Popullsia është zvogëluar me të paktën një të katërtën që nga fundi i komunizmit, në rreth 2.9 milionë sot”, vijon më tej shkrimi, ndërsa shton se synimi i Ramws është zhvillimi i vendit.
Ndër të tjera përmendet trashëgimia më e madhe që Rama kërkon të lërë dhe është pikërisht demokracia liberale, për të cilën shtojnë se do të duhen shumë vite.



Horoskopi ditor, e premte 9 qershor 2023










N’qiell me Albawings, jo vetëm mes resh!


Horoskopi ditor, e enjte 8 qershor 2023


Katër modele fustanesh që do t’i shohim kudo!


