
Victoria Beckham së fundmi ka postuar një seri fotografish të koleksionit të saj të ri Pranverë-Verë 2024 në mediat sociale, ku ka prezantuar linjën e saj të të brendshmeve të thurura. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga ndjekësit dhe të shumta kanë qenë komentet që janë tallur me Beckham.
Modelet kishin veshur të brendshme të thurura me përbërje leshi, dhe mjaft nga komentet ishin se ato mund të pëlqeheshin vetëm nga gjyshet. “Nëse kjo është modë, nuk e dua… Por gjyshja ime mund”.
Ideja e leshit si veshje e brendshme nuk është shumë e përhapur jo vetëm për shkak të estetikës, por edhe për shkak të rehatisë në zonat delikate. Pas reagimit të shumta, Beckham ka hequr postimin nga Instagram, dhe ai mund të gjendet vetëm në Twitter.
Sipas Daily Mail, biznesi i modës i Victoria Beckham po shkon mirë dhe ka dyqane në të gjithë botën, duke përfshirë Nju-Jorkun dhe Londrën, ku ajo ka një dyqan në zonën Mayfair.
Marka e saj është e fokusuar në prodhimin krijues të Victoria-s. Ajo u themelua në vitin 2008 me një koleksion fustanesh të shquar për prerjen dhe stilin e tyre. Veshjet me emrin e Victoria Beckham formojnë bazën e gardërobës së shumë prej grave moderne.



Çfarë raporti ka me Norën? Flet Robert Berisha!


Horoskopi ditor, e shtunë 10 qershor 2023














Horoskopi ditor, e premte 9 qershor 2023
