KreuStil Jetese

Michelle Pfeifer guxon dhe pozon “ujë e sapun” në moshën 65 vjecare!  

Michelle Pfeifer guxon dhe pozon “ujë e sapun” në

Me foton e saj të fundit, aktorja e famshme Michelle Pfeiffer tregoi edhe një herë se mosha për të është vetëm një numër dhe se në dekadën e shtatë, sërish duket e mrekullueshme. 

Ndryshe nga koleget e shumta, aktorja nuk e ka problem të shfaqet në publik pa grim, por edhe të ndajë përditshmërinë e saj, që është larg glamurit të Hollywoodit. 

Në profilin e saj në Instagram, 65-vjeçarja postoi një foto pa pikë make up-i, ndërsa shkruante se po e priste me padurim diellin në Los Angeles. Në të kaluarën, Pfeiffer i është përgjigjur pyetjes së cili ishte sekreti i saj i bukurisë së përjetshme duke thënë: “Hani mirë, ushtroni dhe flini mjaftueshëm”.  

Ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme aktrimi për më shumë se katër dekada, ndërsa gjatë viteve `80 dhe `90, e u bë një nga yjet më fitimprurëse të Hollyëoodit, si dhe një nga seks simbolet më të njohura të asaj kohe. Michelle ka marrë çmime të ndryshme, duke përfshirë Golden Globe dhe çmimin e Akademisë Britanike të Filmit, e në vitin 2007, u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF