
Kur u përmend pjesëmarrja e Efit në “Përputhen”, Luiz Ejlli u shpreh se banorja vjen nga një program që ka si kryefjalë mashtrimin dhe theksoi se është turp për familjen dhe miqtë e saj pjesëmarrja në këtë format. Pohimet e këngëtarit ndezën debate të forta gjatë qëndrimit të tij në BBV.Por përkundër të gjithë atyre cfarë tha për këtë emision, Luizi do të shfaqet aty si opinionist.
Në një video të publikuar, këngëtari i dashur për publikun shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në program.
“Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa çdo bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.
Pohimet e tij i kanë bërë të gjithë kuriozë se çfarë do thotë Luizi para konkurrentëve. Pas daljes së tij nga “Big Brother”, ai e kishte shpjeguar deklaratën e tij për Për`puthen, dhe qe shprehur se e ka thënë në kuadër të lojës dhe se është penduar më pas.